Rreth Nesh – Luner General
Home / About Us
Kush Jemi Ne?
Luner General është një kompani profesionale pastrimi, e krijuar për të sjellë në shtëpinë dhe biznesin tuaj standardet më të larta të pastërtisë. Ne kemi vite eksperiencë në shërbimin e pastrimit dhe përdorim teknologjitë më të reja robotike dhe manuale, duke garantuar rezultate të shkëlqyera, shpejt dhe me çmime që i përshtaten çdo klienti.
Pse klientët zgjedhin Luner General?
Disponueshmëri Fleksibël
Shërbim në çdo orar, përfshirë fundjavat, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe më gjerë.
Detergjentë të Çertifikuar Eco-Friendly
Të miratuar me certifikime Europiane dhe botërore, plotësisht të sigurtë për familjen dhe ambientin tuaj.
Teknologji e Avancuar
Pajisjet tona moderne robotike dhe manuale garantojnë rezultate të përsosura, në kohë rekord.
Marrëdhënie Afatgjata
Qëndrojmë gjithmonë pranë klientëve tanë, duke ofruar mbështetje dhe
konsulencë kurdo që kanë nevojë.
Ekip me Eksperiencë
Stafi ynë profesional trajnohet rregullisht, duke siguruar shërbim perfekt në çdo detaj.
Çmime Nën Mesataren e Tregut
Cilësi premium me çmime më të ulëta, që e bëjnë pastërtinë të aksesueshme për këdo.
Misioni ynë
Misioni ynë është të krijojmë hapësira të pastra, të sigurta dhe të shëndetshme për familjet dhe bizneset shqiptare. Për ne, pastrimi është më shumë se punë – është kujdes dhe përgjegjësi për cilësinë e jetës tuaj.
Zgjidhni pastërtinë e garantuar – Zgjidhni Luner!
Vizioni ynë
Ne synojmë të ndryshojmë mënyrën se si perceptohet pastrimi në Shqipëri, duke sjellë standarde të reja në cilësi, besueshmëri dhe inovacion. Objektivi ynë është të jemi zgjedhja e parë për çdo klient që kërkon pastërti perfekte në ambientet e tij.